Pritja e ëmbël mori fund, Cardi B bëhet nënë për herë të dytë

Cardi B dhe Offset janë bërë prindër për herë të dytë.
Çifti e zbuloi këtë përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Në foto shihet se si Cardi mban në duar djalin ndërsa Offset i shikon me shumë dashuri.
“9/4/21🦕💙🧸”, shkruan Cardi në postim, pa zbuluar emrin e foshnjës.
Cardi dhe Offset kanë një vajzë trevjeçare, Kulture . Offset gjithashtu ka tre fëmijë të tjerë, Jordan , Kody dhe Kalea ./Indeksonline/