Pritja e krerëve të shtetit nga ambasadori Hovenier, në kremtën për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së

Në ambientet e Ambasades Amerikane në Kosovë, u shënua Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Në këtë kremtë ishin të ftuar krerët shtetërorë të Kosovës dhe shumë figura të tjera publike.

Vjosa Osmani u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Prindoni, dhe dy vajzat binjake, të cilat nuk ia lëshonin dorën të ëmës.
Ata u pritën nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey M. Hovenier.
Me përshëndetje të ngrohtë, Hovenier priti edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

Nikoqiri i ceremonisë, ambasadori Hovenier, priti edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, për të shoqëruar më pas presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti në podium ku edhe mbajten fjalime.


Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është më 4 korrik.
Sivjet, ShBA si një nga shtetet më të fuqishme në botë, shënon 246 vjetorin e pavarësisë.
Kjo festë kombëtare ka vlerë edhe për Kosovën, e cila gëzon marrëdhënie dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga Shtetet e Bashkuara./Indeksonline/