75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / b l

Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësues të mërgatës dy ditë para zgjedhjeve në Prishtinë.

Lidhur me këtë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se presidentja duhet të ruajë rolin e saj kushtetues.

Ai kujtoi se kur i ka dhënë LDK-ja votat për presidente Osmanit, i kanë vënë kusht që të respektojë Kushtetutën. Kur u pyet se a e ka bërë një gjë të tillë Osmani, Haziri tha:

“Nëse me 26 dhjetor thërret pritje e nuk e le me 29, pse cili është problemi? Mos me dyshu për atë që po bëhet pritja. Fundja, unë jam i prirë me besu pozitivisht që është kah mundohet me ushtru detyrën e vet, por më pas qenë kushdo tjetër është dashtë me respektu 10 ditë fushatë, sepse presidentja garanton funksionin, garantimin e shtetit, sidomos tashti kur kemi mungesë të kuvendit, mungesë të qeverisë pa kompetenca të plota”, tha ai.