Pritja e Stivi Frashërit ndaj Clujit, votohet më së shumti në faqen zyrtare të Conference Legue

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka barazuar ndaj Clujit me rezultat 1-1, në ndeshjen e parë të Grupit G në Conferenece League.
Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, ishte njëri nga futbollistët më të mirë në ndeshje duke bërë disa pritje shumë të mira, shkruan IndeksOnline.
Njëra nga pritjet e Frashërit është përzgjedhur nga faqja zyrtare e Conference League ku kanë hapur një votim për pritjen e javës.
Portieri shqiptar e ka fituar këtë garë nga votat e tifozëve në faqen zyrtare të Conference League.
Nga 1267 vota sa ishin në total, Frashëri ka merr 50.4% të tyre, duke u zgjedhur si portieri i cili ka bërë prijen më të mirë të javës së parë në Conference League./IndeksOnline/