75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Pritja madhështore që iu bë Ramush Haradinajt nga Malësorët në SHBA

Ramush Haradinaj ka hasur në pritje të ngrohtë nga Malësorët në SHBA. Kryeministri i Kosovës u prit nga mijëra të pranishëm në një darkë solemne në Detroit të Amerikës.

Me thirrjet UÇK-Kosova dhe nën simbolet e flamurit kombëtar, Haradinaj pati punë për t’i përshëndetur e për të ndarë foto me shumë të pranishëm.

Bashkë me Haradinajn ishte edhe ambasadorja Çitaku, aktori Çun Lajqi, biznesmenë e afaristë të njohur që veprojnë në Amerikë./Indeksonline/