Pritja mbaroi, Tayna dhe Ledri publikojnë sonte bashkëpunimin e ri

Tayna dhe Ledri Vula duket se e kanë të gatshme “bombën”.
Ata kanë lajmëruar se do t’a lansojnë atë sonte në ora 20:00.
“Hala” quhet bashkëpunimi i dyshës, i cili u paralajmërua disa ditë më parë.
Kënga do të përcillet me videoklip, ndërsa do të jetë hera e dytë që do të sjellë bashkë këta artistë, pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm dy vite më parë, të quajtur “Aje”.