75 Mall Live Search
17:52 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / AR

Pritja mori fund, ja kush do të jenë moderatorët që do të prezantojnë “Oscar 2022”

Pas pritjes dhe aludimeve të shumta, janë zbuluar emrat e prezantuesve të evenimentit të njohur të cmimeve “Oscar” që do të mbahet me 27 mars.

Pak ditë pas publikimit të listës së të nominuarëve, emrat e moderatorëve  u bënë me dije në një nga episodet e ditës së sotme të “Good Morning America”.

Këtë vit, për herë të parë që nga viti 1987, kemi tre moderatore gra.Wanda Sykes, Amy Schumer dhe Regina Hall janë emrat që do të shoqërojnë adhuruesit e filmit në mbarë botën  gjatë evenimentit.Në një deklaratë të tyre për “Good Morning America”, shprehen se dëshirojnë që njerëzit të dëfrehen me to.

Producenti Will Packer thekson se është e përshtatshme që të kemi tre karaktere me stile të ndryshme dhe komike, që do të përcjellin energjinë e tyre pozitive te audienca.