Pritja po merr fund, Yll Limani gati të shpërthejë me projektin e ri
Yll Limani po vazhdon të shënojë suksese me turneun e tij “TSN”, i cili ka mbledhur mijëra fansa në qytete të ndryshme ku ka shqiptar.
Artistit duket se nuk i mjaftojnë vetëm koncertet, pasi ai tashmë është gati të sjellë edhe projektin më të ri muzikor.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kënga e re e titulluar “Ta kom falë” pritet të publikohet këtë të enjte.
Fansat e këngëtarit mezi po presin lansimin e projektit, i cili besohet se do të jetë një tjetër hit i verës./Indeksonline/

