75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / FR

Pritje deri në 2 orë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Mërgimtarët që kanë kaluar pushimet në Kosovë vazhdojnë të përballen me pritje në pikat kufitare edhe gjatë ditës së sotme.

Pritjet e tyre për ta lënë Kosovën, te Dheu i Bardhë dhe në Merdar arrijnë deri në 2 orë.

Bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat tek këto dy pika janë 1200 metra, përkatësisht 800 metra.