Pritje deri në 60 minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit.
Bazuar në këto të dhëna, pritjet ka vetëm në pikën kufitare në Merdare.
Për të dalë nga Kosova, në këtë pikë pritjet po zgjasin deri 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri 600 metra, raporton IndeksOnline.
Pritje deri 10 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe të Dheu i Bardhë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare, situata është e qetë dhe hyrje-daljet po realizohen normalisht. /IndeksOnline/


