75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 02 Janar 2025 / H F

Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Deri në një orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orën 10:32, kolona në Merdarë është rreth 600 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë 300.

Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare në Jarinje, ka pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as për në hyrje e as në dalje.