75 Mall Live Search
21:18 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pritje e ngrohtë për Haradinajn në Pejë, mbështetësit e mbushin sallën

Tubimi i AAK-së dhe PSD-së ishte planifikuar në ambient të hapur në Pejë, ku prezent do të ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, për shkak të motit të ligë, tubimi u zhvendosë në një sallë të mbyllur në qytetin e Pejës.

Përkundër hapësirës së sallës, shumë qyetetarë, mbështetës të AAK-së dhe PSD-së, mbetën jashtë.

Image may contain: 11 people, crowd and indoor

Kryeministri Haradinaj, mbajti një fjalim brenda sallës, ku në fund kërkoi falje për ata që s’mundën të hyjnë brenda për shkak të numrit të madh të njerëzve.

Haradinaj, iu drejtua Dukagjinit nga Peja, duke kërkuar mbështetjen e tyre më 6 tetor.

Image may contain: 21 people, people smiling, crowd and indoor

Ai tha se situata është e tillë, ndërsa zgjedhjet që po vinë i përshkroi si referendum.

“Jam në situatë që pa Dukagjinin nuk mundem me fitu, se pa të dashtë shtëpia, nuk të do vendi. Unë i du njerëzit e partive politike në Pejë, edhe të LDK-së, edhe të Vetëvendosjes, edhe të PDK-së”, tha Haradinaj.

Image may contain: 3 people, crowd and indoor

Tutje, ai theksoi se ka respekt për anëtarët e secilës parti në Pejë, por kësaj radhe tha se duhet mbështetur koalicioni, të cilit i prinë ai.

“Nuk kam gjë kundër, vëllezër e motra jemi, po Dukagjin kësaj here po shkojmë si kemi ditë me shku kur ka qenë zor. Po bëhem bashkë për 119 për 100% Kosovë”, tha në fund Kryeministri Haradinaj.