75 Mall Live Search
21:07 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / G T

Pritje e ngrohtë për Marcelon para derbit, braziliani përshëndetet nga futbolli

Marcelo ka marrë një pritje të ngrohtë në stadiumin “Santiago Bernabeu” para ndeshjes Real Madrid-Aletico Madrid.

Para fillimit të ndeshjes, Luka Modric i dha një fanellë mbrojtësit brazilian, i cili ditë më parë njoftoi pensionimin, shkruan Indeksonline

Të gjithë lojtarët e Realit e duartrokitën hyrjen e Marcelos në fushë, kurse ata të Atletico Madridit ishin duke bërë nxehmje.

Kujtojmë që Marcelo fitoi të gjitha trofetë e mundshme gjatë karrierës së tij, sidomos sa ishte pjesë e Real Madridit./Indeksonline/