17:12 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pritje masive e tifozëve për të blerë bileta në Prishtinë

Ani pse ishte paralajmëruar që shitja e biletave do të fillojë sot nga ora, 17:00, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Pritjet për të blerë bileta janë masive, sidomos në Prishtinë – në pikat e autorizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i IndeksOnline, shihet një numër i madh i tifozëve në Pejton duke pritur para pikave të shitjes.

E njejta pritje është edhe në Dardani, ku FFK ka autorizuar një pikë për shitjen e biletave.

Përndryshe, ndeshja, Kosovë – Maltë do të zhvillohet në kryeqytet në stadiumin, ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/