75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Pritje në vijën fatale, Strakosha i përgjigjet sharjeve të tifozëve vendas [Video]

Thomas Strakosha ka qenë një ndihmë e madhe për ekipin e Lacios në fitoren e sotme ndaj SPAL-it. Ai u shfaq shpëtimtar në disa raste, duke mbrojtur si duhet portën e tij.

Por një episod I pakëndshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes, pasi tifozët vendas e kanë fyer në kor portierin e Kombëtares Shqiptare. Ultrasit e SPAL-it kanë bërë një gjest të ulët dukë e fyer portierin shqiptar nga nëna.

Gjithsesi, Strakosha ua ka mbyllur gojën me paraqitjen në fushë, pasi ai ka bërë një pritje në kufijtë e vijës fatale, duke u mohuar golin vendasve.