16:22 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pritje të gjata në kufirin Kroaci-Serbi, mërgimtarët thonë se ka neglizhencë nga policia serbe

Mërgimtarë të shumtë kanë marrë rrugën drejt Kosovës. Festat e fundvitit po sjellin mërgimtarët në Kosovë, por që përgjatë rrugës po përballen me kolona të gjata në pikat kufitare.

Me pritje të gjata mërgimtarët po përballen edhe në pikën kufitare Kroaci-Serbi

Sipas mërgimtarëve neglizhenca qëndron pikërisht tek policia kufitare serbe.

Ndërkohë në orët e hershme të mëngjesit ishte njoftuar edhe për pritjet e gjata në pikën kufitare të Merdares./Indeksonline/