75 Mall Live Search
10:12 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / MSH

Pritje të gjata për të dalur nga Merdara, kolona arrin në 1 kilometër

Kolonë e gjatë është shkaktuar në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

IndeksOnline raporton se pas përfundimit të pushimit në fillimvit, shumë bashkatdhetarë që vizituan Kosovën tani po kthehen në Perëndim.

Fluksi më i madh i veturave është në dalje të Merdarës, aty ku kolona ka arritur në 1 kilometër gjatësi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë nga 100 deri në 120 minuta.

Përditësimi i fundit i të dhënave është bërë rreth orës 09:35, me pikëkalimet e tjera kufitare ku pritjet janë më të shkurtra.

Edhe te pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë ka pritje më të theksuar: 25 deri në 30 minuta, teksa kolona është 200 metra e gjatë.

IndeksOnline ju sjell pamje nga Merdara: