15:23 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Pritje të gjata të qytetarëve për të hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut

Rastet e konfirmuara me koronavirus në Kosovë kanë shtuar masat e kontrolluese edhe në kufirin me Maqedonin e Veriut.

Qytetarët janë duke pritur me orë të tëra për të kaluar në Kosovë për shkak të masave të rrepta që po bëhen.

Kanë kaluar 3 orë dhe ende nuk ka kaluar asnjë qytetarë për shkak të kontrolleve nga pala kosovare.

Në disa video të siguruara nga Indeksonline shihen radhët të gjata të njerëzve dhe kolona të makinave  që janë duke pritur për të hyrë në Kosovë./Indeksonline/