18:46 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pritje të gjata tek pika kufitare ‘Dheu i Bardhë’, në mesin e tyre edhe shumë mërgimtarë

Si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, thuajse të gjitha shtetet mbyllën pikat kufitare.

Njësoj vepruan edhe institucionet shtetërore të Kosovës, ku mbyllën kufijtë.

Ditë më parë u shfuqizua ky vendim dhe u vendos që të hapen gjashtë pika kufitare, ndër to edhe pika kufitare tek Dheu i Bardhë.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se kolona të gjata janë shkaktuar në këtë kufij, ku qytetarë të shumtë presin të futen në Kosovë, në mesin e tyre edhe shumë mërgimtarë.

Duhet përkujtuar që pikat kufitare të cilat janë të hapura për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë: Merdare, Dheu i Bardhë, Kullë, Jarinje, Vërmicë  dhe Hani i Elezit./Indeksonline/