75 Mall Live Search
07:46 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / MSH

Pritje të shkurtra te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, sa i përket pritjeve nëpër pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit pritje nuk ka në asnjë pikë kufitare, përpos Dheut të Bardhë, ku ka 10 metra kolonë për të hyrë dhe për të dalë nga territori i Kosovës.

Hyrje-daljet në pika kufitare po vijojnë me rregull dhe nuk raportohet që ndonjëra prej tyre është bllokuar nga kushtet atmosferike.