Pritjes i erdhi fundi, sonte Liverpooli ngre titullin, Uka i shkurton flokët

Pas më shumë se 30 vjet, skuadra e Liverpoolit do ta ngre përsëri titullin e Premier Ligës.
Sot në ndeshjen kundër Chelseas që luhet në “Anfield Road”, Liverpooli do ta ngre trofeun lart, transmeton Indeksonline.
Pas ndeshjes, tifozi kosovar i Liverpoolit, Ukë Krasniqi do t’i shkurtojë flokët i cili ka vite që nuk i ka qethur.
Kjo pasi kishte vënë bast me miq se nuk do t’i heqë flokët pa e fituar titullin Liverpooli. /Indeksonline/