75 Mall Live Search
16:17 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Pritjes i vie fundi, Milan zyrtarizon vazhdimin e kontratës me Leaon

Tashmë edhe zyrtarisht Milani ka vazhduar kontratën me Rafael Leaon.

Përmes një komunikate për media, shtatë herë kampioni i Evropës, ka bërë të ditur vazhdimin e kontratës me sulmuesin portugez deri në vitin 2028, shkruan IndeksOnline.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rafael Alexandre da Conceição Leão deri më 30 qershor 2028.”, thuhet në komunikatën e klubit italian.

Rafael Leao me kontratën e re do të përfitojë deri në 5 milionë euro në sezon.

Milan ka vendosur një klauzolë lirimi për sulmuesin portugez që kap shifrën prej 175 milionë euro.

Portugezi iu bashkua Milanit në vitin 2019, duke bërë 162 paraqitje zyrtare, ku ka shënuar 41 gola dhe ka bërë 29 asistime për kuqezinjtë./IndeksOnline/