75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 18 Prill 2023 / C E

Pritjes i vjen fundi, Milani merr “liberalizimin e vizave” për gjysmëfinale

Milani ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 16 vitesh.

Rosonerët kanë eliminuar Napolin me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas të ndeshjeve, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Maradona”, ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Golin për Milanin e shënoi Olivier Giroud në minutën e 43-të.

Ai realizoi pas asistimit të Leaos i cili bëri nja kalim të jashtëzakonshëm në sulm.

Rezultatin e barazoi Osimhen në minutën e tretë shtesë, por ishte e pamjaftueshme për ta dërguar ndeshen në vazhdime.

Në gjysmëfinale, Milani do të përballet me fituesin e ndeshjes Inter – Benfica. /IndeksOnline/