75 Mall Live Search
15:23 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / k.v

Pritjes po i vije fundi/ Hysen Durmishi: Ura në Badoc gati për hapje, asfaltohet dhe pajiset me sinjalizim

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar sot se ka përfunduar vendosja e shtresës së asfaltit në urën në Badoc. 

Durmishi bëri të ditur se janë duke u vendosur sinjalizimet vertikale, ndërsa pas përfundimit të sinjalizimit horizontal, ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve. 

“Kjo është një tjetër arritje në përmirësimin e infrastrukturës sonë, duke siguruar kushte më të mira dhe më të sigurta për qytetarët”, tha ai. 

Hapja e kësaj ure pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të shërbejë si një nyjë e rëndësishme për lëvizjen e automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan./IndeksOnline/