10:15 / E Martë, 27 Korrik 2021 / OSH

Pritjet deri në 1 orë/ Numër i madh i të interesuarve për vaksinim në Ferizaj

Një numër i madh i njerëzve janë parë në mëngjesin e së martës në Sallën e Vaksinimit në Shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” duke pritur që të vaksinohen kundër Covid19.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet se është bërë radhë e gjatë e personave që kanë aplikuar që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Në sallën, për shkak të numrit të madh të të interesuave, janë parë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës për të mbajtur rendin dhe distancën sociale.

Një lexues për IndeksOnline ka treguar se tash e një orë është duke pritur që të vaksinohet. Sipas tij duhet të pres edhe afro 30 minuta të tjerë, si pasojë e personave të shumtë në sallë./IndeksOnline/