08:10 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / A. M.

Pritjet e gjata te Merdarja, edhe në orët e mëngjesit

Mërgimtarët po vazhdojnë të presin më orë të gjata në pikat kufitare tokësore për të dalë nga Kosova.

Më së shumti pritje për të dalë ka në pikën kufitare në Merdarë, ku kolona është 900 metra, derisa pritjet janë mbi tri orë.

Me gjë të tillë, mërgimtarët po ballafaqohen edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë mbi një orë.

Situata në pikat tjera kufitare është më e qetë, me pritje-daljet që shkojnë nga 5 deri në 30 minuta.