75 Mall Live Search
13:09 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / k.v

Pritjet e mërgimtarëve për dalje në pikat kufitare arrijnë deri në dy orë e gjysmë

Mërgimtarët që po dalin nga territori Kosovës, po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Në pikën kufitare në Merdare pritjet po shkojnë deri në 2 orë e gjysmë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 2 orë, kurse në Jarinjë ata po presin deri në një orë.

Në Mutivodë mërgimtarët presin deri në 40 minuta për të dalë, ndërsa në Muçibabë 20 deri 25 minuta.