Pritjet e pacientëve për doktorin në Klinikën e Ortopedisë së fëmijëve në QKUK
Të shumta janë rastet kur pacientëve u duhet të presin për orë të tëra për arritjen e doktorëve në klinikat e ndryshme të QKUK-së.
E fëmijë të shumtë bashkë me familjarët po presin për orë të tëra sot në Klinikën Ortopedike të fëmijëve në QKUK.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar edhe fotografi teksa thonë se disa prej tyre po presin që nga ora 07:30 për kontroll nga doktori kujdestar, por që i njëjti nuk është ende aty.

Sipas të njëjtëve nga personat përgjegjës është thënë se duhet të presin derisa të arrijë doktori./Indeksonline/