75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / P M

Pritjet e qytetarëve për zgjedhjet e 12 tetorit

Ndonëse vënë kritika, qytetarët do ta hedhin votën e tyre në zgjedhjet lokale të 12 tetorit këtë të diele.

Qytetari Sejdi Halimi tha se Kosovës i duhet dikush që mban raporte të mira me aleatët e saj ndërkombëtarë.

“Nuk dua të përmend me emra por ata që e dërgojnë Kosovën përpara janë të duhurit, e lëvizin nga integrimi në Bashkimin Evropian dhe në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo në konfront por në miqësi me ata. Prishtinën nuk e besoj, nuk e di që e merr se është konkurrencë e madhe dhe është edhe kandidati i Vetëvendosjes. Konkurrenca është e madhe po do të ketë balotazh, por kush e merr, ai që është më i miri pa premtime dhe me konkretizime dhe realizime. Përparim Rama premtimet i ka pasë të hatashme por ka mujtë me punu edhe ma mirë por nuk ka punu aq shumë”, tha Halimi.

Qytetari Arbnor Cana tregoi pritjen e tij se kush do të fitojë në Prishtinë.

 “Mendoj se Përparim Rama do të fitojë edhe pse gara është shumë e ngushtë, edhe kandidati i PDK-së, Vetëvendosjes, Aleancës, është një garë shumë e ngushtë, por prapë se prapë besoj që Përparimi do të fiton. Prishtinës i duhet një dorë e fortë, që merr vendime që edhe ato vendime që i merr i zbaton dhe nuk varet nga klanet e interesit”, Cana.

Qyetari Ajet Rexha nga Barileva e Prishtinës hedhi disa kritika.

“Mendoj se duhet me pasë ndryshime e ndryshimet duhet me pasë kryetar tjetër. Pa koalicion nuk mundet me shku pavarësisht se cili do të jetë kryetar por koalicioni duhet të jetë më i mirëfilltë se deri më tani. Në qoftëse nuk punohet sikur këta që nuk kanë punu nuk është mirë me pasë zgjedhje hic. Zgjedhjet për atë janë katër vjeçare që me ia dëshmu atij se është dashur me punu, me ia dëshmu atij se nuk ka punu në kuadër të as fshatit as qytetit. Mendoj se nuk është dashur me nejtë e në fund me ia fillu me punu. Kritika për LDK-në kam pasur përherë, se jo vetëm para zgjedhjeve komunale por edhe nacionale ka bërë zhurmë shumë për punë të mëdha dhe të frytshme por pas  zgjedhjeve nuk kanë qenë real. Unë nuk e shoh LDK-në e ardhshme në komunë mendoj se duhet me qenë Vetëvendosja dhe PDK dhe LDK duhet me qenë e treta”, tha ai.