75 Mall Live Search
23:14 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / G T

“Pritjet i kemi të mëdha”, Luka Modric paralajmëron kundërshtarët në Euro 2024: Kemi dëshirë dhe vullnet!

Kombëtarja e Kroacisë sonte e mbylli me miqësore para nisjes për në Gjermani për në Euro 2024, duke mposhtur Portugalinë në Lisbonë me rezultatin 2:1.

Luka Modric, mesfushori i Real Madridit shënoi një gol nga pika e bardhë e penalltisë, kurse pas ndeshjes tha fjalë të mëdha për pritshmëritë në Kampionatin Europian, shkruan Indeksonline

Modric thotë se ekipi kroat është me vullnet të plotë dhe shumë në formë të mirë për të bëjë gjëra të mira në Euro 2024.

“Pritjet me të drejtë janë të mëdha. Kemi një skuadër të mirë, një atmosferë fantastike. Kemi dëshirë dhe vullnet për të luajtur një Euro të vërtetë. Jemi të vetëdijshëm për pritshmëritë dhe shpresoj që të jemi real si sot. Duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh Luka Modric.

Kujtojmë që Kroacia është në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë./Indeksonline/