19:33 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Pritorja e autobusëve për gjynah në Prishtinë!

Pritorja e autobusëve në drejtim në Gërmisë është shkatëruar thuajse plotësisht qe një kohë të gjatë.

Aty gjendet vetëm një strehë e vjetëruar dhe disa ulëse që i kanë modifikuar qytetarët që e shfrytëzojnë atë pritore.

Në disa fotografi që janë shpërndarë në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” shihet se si dikush i ka sjellë dy karrika të plastikës për t’i shfrytëzuar gjatë pritjes së autobusit./IndeksOnline/