17:36 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Privatizimi i tokës bëhet shkak i rrahjes në parlament, deputeti i Ukrainës përfundon në spital

Një vendim i marrë në parlametin e Ukrainës ka bërë që të fillojnë edhe grushtet.

Këtë e ka konfirmuar edhe një përfaqësuese, Yevhenia Kravchuk e cila ka treguar se kolegu i saj Andriy Bohdanets është pranuar në spital, pas përleshjes më 11 dhjetor

Në një deklaratë, partia në pushtet “Shërbyesit e Popullit” e quajti incidentin “një provokim i qëllimshëm që synon të prishë procesin e bërjes së ligjit dhe të destabilizojë situatën në parlament për përfitimin e forcave të caktuara politike”.

Ndërkohë, partia Svoboda këmbëngul se përleshja ishte nisur nga Bohdanets.

Forca e Policisë Kombëtare tha se ajo ka nisur një hetim për incidentin.

Ndryshe, bëhet e ditur se Ukraina futi një moratorium të shitjeve të tokave në vitin 2001 deri në 1 janar të vitit 2020.

Më 13 nëntor, ligjvënësit ukrainas miratuan në leximin e parë projekt-ligjin që lejon shitjen e tokës bujqësore që nga tetori i vitit 2020.

Plani për të lejuar shitjen e tokës në Ukrainë është mbështetur nga subjektet perëndimore, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Por shumë kritikë kanë frikë se një veprim i tillë do t’i shohë të huajt të blejnë tokë.