15:19 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Privatizimi nuk zgjidh problemet te Ferizaji, klubi është pa trajner

Ka disa ditë që Ferizaji ka nisur përgatitjet për edicionin 2019/20. Në fillim të korrikut klubi u privatizua, derisa 51% të aksioneve i morrën investitorë të huaj nga Anglia.

Megjithatë kjo nuk i ka zgjidhur problemet. Sipas burimeve të Indeksonline, trajneri Bylbyl Sokoli ende nuk ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën me Ferizajin.

Sokoli nuk ka qenë i kënaqur me vonesën e fillimit të përgatitjeve dhe me aktivitetin në afatin kalimtar të futbollistëve.

Edicionin e kaluar Ferizaji bëri mrekulli duke i shpëtuar pjesëmarrjes në barazh, pas një serie të gjatë të fitoreve. /Indeksonline/