75 Mall Live Search
14:16 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / Gj. Sh

Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

Klubi Futbollistik Drenica, e cila sezonin e fundit u shpall Kampione e Ligës së Parë duke u ngritur në Superligë, do të privatizohet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, fadil Nura, i cili ka njoftuar se ceremonia solemne do të jetë ditën e hënë, në Stadiumin “Bajram Aliu”, me 30 qershor, nga ora 17:00, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që FC Drenica deri tani ishte në pronsi të Komunës së Skenderajt.

Postimi i plotë nga Fadil Nura:

Njoftim i rëndësishëm!

Të nderuar qytetarë, anëtarë të tifozerisë “Shqiponjat e Zeza”, veteranë të futbollit profesionist dhe dashamirë të skuadrës sonë FC “Drenica”,

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes historike të privatizimit të Klubit të Futbollit “Drenica”, që do të zhvillohet solemnisht në Stadiumin “Bajram Aliu”, me 30 qershor, nga ora 17.

Rikthimi i skuadrës sonë të zemrës në elitën e futbollit kosovar, ishte ogurmirë, duke pasuar zhvillimet pozitive në arritjen e marrëveshjes me investitorë të huaj dhe me bashkëvëndes, për të finalizuar periudhën e negociatave me nënshkrimin e marrëveshjes, e cila garanton një të ardhme të ndritur për klubin, shkollat e futbollit dhe gjeneratat e sotme e të nesërme që do të vijnë për të luajtur për ngjyrat kuq e zi.Jam i lumtur që po i japim një mundësi zhvillimit pozitiv të klubit tonë, me miqtë tanë investitorë me vizion dhe projekt të qartë për të ardhmen e futbollit drenicas.Të hënën, me 30 qershor, nga ora 17 në Stadiumin “Bajram Aliu”, nënshkruhet e ardhmja e ndritur për FC “Drenica”!

Faleminderit të gjithëve që e keni mbajtur gjallë, që e keni mbrojtur me fanatizëm dhe që i dhatë lavdinë, që prej vitit 1958 e deri te ditët e sotme!Historia ua njeh meritat!

/IndeksOnline/