75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prizreni anulon aktivitetet përuruese, shkak situata në Shqipëri

Komuna e Prizrenit ka anuluar të gjitha aktivitetet përuruese, shkaku i tërmetit në Shqipëri.

Zyrtarët komunalë, thonë se janë përqendruar për të ofruar ndihmë në qytetet të dëmtuara nga tërmeti.

“Me këtë rast, ju njoftojmë se përurimi i objektit shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit, i paraparë të bëhet sot në orë 11:00, është shtyer për një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.