Prizren, arrestohen dy persona pasi penguan punën e inspektorëve
 
				Mbrëmë, rreth orës 21:52, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në sheshin Shatërvan në Prizren.
Kjo pasi ata kanë penguar inspektorët gjatë zbatimit të masave anti-Covid 19, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndal në ndalim policor dhe më pas do të lirohen. /Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                