Prizren: Arrestohet i dyshuari që ishte dënuar me 1 vit burg, për vjedhje
Policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të stacionit policor në Prizren dje kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të kërkuarin B.Q. mashkull rreth 25 vjeçar nga Prizreni.
I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.
I arrestuari fillimisht është dërguar në stacionin policor të Prizrenit dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.
Policia deklaron se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve

