Prizren, arrestohet një fajdexhi që mori mbi 15 mijë euro me dhunë
Gjatë ditës së djeshme në Prizren është arrestuar një person pasi që i kishte dhënë 4500 euro me fajde.
I njëjti duke shantazhuar dhe kërcënuar me dhunë përmes telefonit e ka detyruar të dëmtuarin që të paguaj mbi 15.000 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/