Prizren, babai arrestohet pasi rrahu të birin

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 18:40 ka arrestuar një person në Prizren.
I dyshuari është arrestuar pasi e kishte sulmuar fizikisht birin e tij, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/