Prizren/ Babai raporton në polici: Një person ka shpërndarë fotografi nudo të vajzës

Një person nga Prizreni ka raportuar në Policinë e Kosovës, se disa fotografi të vajzës së tij janë shpërndarë në internet nga një i dyshuar.
Ndërkohë që i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
“Me 10.12.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes Internetit u ka shpërndarë disa personave NN. fotografi të vajzës së tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është konfiskuar celulari dhe është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.