75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 10 Mars 2026 / b l

Prizren/ Dorëzohet një i kërkuar, ishte dënuar me kaq vite burg

Më datë 09.03.2026, pas një pune intensive nga njësiti policor i urdhëresave të Stacionit Policor të Prizrenit, është realizuar urdhër-arresti ndaj të dënuarit M.V. mashkull, 56 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren. Pas shumë kërkimeve për ta arrestuar, i dënuari është vetë dorëzuar në polici, ku më pas është shoqëruar dhe dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë, për vuajtjen e dënimit me burg.

I njëjti ka qenë në kërkim dhe ishte i dënuar gjithsej me 5 (pesë) vite e 500 ditë burg efektiv, me disa vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke iu llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe koha e qëndrimit në arrest shtëpiak.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 i KPRK-së.