11:12 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prizren, dy persona të arrestuar për rrëmbimin e një turku

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Turq pasi që të njëjtit me datën 17 shtator kishin rrëmbyer  dhe kishin mbajtur në një vend të panjohur viktimën mashkull shtetas i Turqisë.

Konsullata turke është njoftuar, viktima kishte lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.