75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Prizren: E rrahin dhe e lënë të shtrirë përtokë, pesë të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohen se kanë rrahur një person në fshatin Korishë të Prizrenit dhe e kanë lënë të shtrirë në tokë.

Sipas policisë, të arrestuarit janë dy persona me mbiemër Beqiraj, dy me Gashi dhe xhaxhai i dy të dyshuarve.

Ja njoftimi i policisë rajonale të Prizrenit:

Rreth orës 22:30 minuta, në parkingun e Qendrës Tregtare “A&N” policia e ka gjetur një  automjet me dritare të thyera dhe pran derës një person të shtrirë në tokë. Është thirr emergjenca të cilët e kanë marrë të lënduarin për ta transportuar në spital.

Pas një hetimi fillestar, Policia e Stacionit “Veriu” ka arritur  t’i identifikoj katër të dyshuar: dy me mbiemër Beqiraj dhe dy Gashi dhe t’i sjellë në stacion për procedura hetimore.

Më pas, tek porta e  stacionit paraqitet edhe i dyshuari i pestë, xhaxhai i dy të dyshuarve të mëparshëm i cili në shenjë zemërimi nuk i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtar dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy policë me ç’ rast njëri prej tyre trajtohet në emergjencë për lëndime trupore.

Me urdhër  të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë. /Indeksonline/

 

Temat: