Prizren: Fermerit i digjet stalla me 8 lopë brenda

Një fermer është dëmtuar rëndë nga zjarret e djeshme në Lubizhdë të Prizrenit.
Atij i është djegur stalla me 8 lop brenda, shkruan IndeksOnline.
Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast, ku kanë thënë se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për ta fikur zjarrin.
”Lubizhdë, Prizren / 26.07.2025 – 12:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një stallë e lopëve pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke tentuar ta shuajnë zjarri. Si pasojë, tetë lopë kanë ngordhur.”