Prizren/ Gjendet i vdekur në rrugë një person, Policia po heton rastin

Mbrëmjen e djeshme në një rrugë në Prizren është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Policia është duke e hetuar vdekjen./Indeksonline/