75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 21 Mars 2021 / OSH

Prizren, gjendet një trup i varrosur me rroba dhe i mbështjellur me batanije

Punëtorët e varrezave në Prizren, deri sa hapnin një varr kanë vërejtur një trup të veshur me rroba të mbështjellë me batanije dhe ishte i varrosur pa dërrasa dhe gjësende tjera.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës. Hetimet e këtij rasti do t’i kryej njësia për hetimin e krimeve të luftës.

Raporti i Policisë për këtë rast: “Prizren NN.  Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje puntorët kanë vërejtur një trup të veshur  me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, i varrosur në mënyrë të pa zakontë. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës.”/Indeksonline/