75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Prizren: Gruaja ia merr dy vajzat, burri dyshon se ka ikur jashtë shtetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar që bashkëshortja e tij i ka marrë dy vajzat dhe dyshon se ka ikur nga Kosova, shkruan IndeksOnline.

Sipas PK-së, njëra nga vajzat është e mitur. Ndërkohë, Policia po heton rastin.

“Prizren, 08.02.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka marr dy vajzat e tij (njëra e mitur) dhe dyshon se ka ikur jashtë shtetit. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/