75 Mall Live Search
11:47 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Prizren, hyjnë për të vjedhur, e ‘harrojnë’ pistoletën në lokal

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren, ku persona të maskuar pasi kishin hyrë në lokal kishin arritur të vjedhin disa gjë sende teknologjike.

Sendet e vjedhura ishin, kompjuter, telefon dhe tablet, kurse pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë e cila dyshohet se është e kryerësve të veprës.

Policia ka njoftuar se persona janë larguar në drejtim ta panjohur kurse rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./Indeksonline/.