75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / LB

Prizren/ I ipet lamtumira e fundit të riut të vrarë në Gjermani

I është dhënë lamtumira e fundit, Nehat Elshani, i cili ndërroi jetë ditë më parë në Gjermani, pasi ishte therur me thikë në një lagje të Mynihut.

Familjarë, miq e dashamirë kanë marrë pjesë në varrimin e të riut në fshatin Medvec të komunës së Prizrenit.

I ndjeri tash e disa vite punonte në Gjermani.

I dyshuari për kryerjen e këtij akti raportohet të ketë qenë një kolegë me të cilin punonin bashkërisht.