Prizren, i vidhet pushka dhe ari në vlerë 2900 euro
Dje në fshatin Korishë të Prizrenit, Policia e Kosovës është informuar se persona të dyshuar kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur pushkën e gjuetisë, si dhe stoli ari në vlerë rreth 2900 euro.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/